Pas dy ditëve të lira, ekipi është rikthyer në punë për t’u përgatitur për ndeshjen e fundjavës në shtëpi ndaj Malishevës.
Grupi ka qenë në dispozicion për shtabin teknik në përjashtim të futbollistëve Hamdi Namani dhe Edison Kqiku, të cilët janë të lënduar. Për Namanin është konstatuar se ka pësuar rupturë të ligamentit medial kolateral (MCL) dhe pritet të mungojë nga gjashtë deri në tetë javë.
Kapiteni Kqiku po vazhdon të stërvitet i diferencuar nga pjesa tjetër e grupit, ndërkohë që shpejtë pritet rikthimi në fushën e blertë.
Mungesë e rëndësishme ishte edhe ajo e sulmuesit Udoyen Akpan, i cili është bashkuar familjes së tij në Angli për shkak të një rasti në urgjencë.
Rikthimi i sulmuesit tjetër Senad Jarovic është tejet i rëndësishëm për shtabin, pasi që i njejti kishte munguar në duelin e fundjavës ndaj Prishtinës për shkak të numrit të kartonëve të verdhë (4).
Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës do të zhvillohet të shtunën më 28 Shkurt me fillim nga ora 13:00.
