Ekipi ka mbyllur përgatitjet para duelit kampional ndaj Malishevës, takim ky i cili zhvillohet të marten me 6 maj në stadiumin ndihmës në Gjilan.
Pavarësisht kohës së shkurtër në dispozicion për tu përgatitur, grupi ka qenë i bashkuar dhe motivuar për punë pas fitores tejet të rëndësishme në udhëtim te Feronikeli ’74.
Armend Thaqi ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e grupit për shkak të një shqetësimi muskular, ndërkohë pjesa tjetër e futbollistëve janë të gatshëm për ndeshje.
Përballja ndërmjet dy skuadrave do jetë e katërta për këtë edicion garash, derisa kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të kampionatit.