Stinori pranveror fillon me sfidën ndaj Llapit në Podujevë - SC GJILANI

Stinori pranveror fillon me sfidën ndaj Llapit në Podujevë

Skuadra ndodhet në përfundim të përgatitjeve për sfidën e parë pranverore në Alb Mall Superligë, me ç’rast të shtunën më 8 Shkurt udhëton drejt Podujevës për t’u përballur me Llapin.

Me ardhjet e fundit grupi është kompletuar dhe e pret me padurim ballafaqimin me nënkampionët e vendit, ekip me të cilin janë ballafaquar edhe dy herë të tjera këtë edicion garash.

Në javën e parë të muajit shkurt janë mbajtur gjitha seancat stërvitore në fushën ndihmëse në Gjilan, me futbollistët të cilët kanë shfaqur përqendrim maksimal dhe gatishmëri për këtë përballje.

Nga udhëtimi i fundit në “Zahir Pajaziti” të Podujevës, ekipi barazoi (1:1), ndërsa në sfidën e zhvilluar në Gjilan skuadra triumfoi (2:1). Ky do jetë takimi i tretë sezonal ndërmjet dy skuadrave.

Dueli ndërmjet Llapit dhe Gjilanit zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 12:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës.