Tri dekada me klubin, Gjilani falenderon Abdulla Sylen! - SC GJILANI

Tri dekada me klubin, Gjilani falenderon Abdulla Sylen!

Sport Club Gjilani ka bërë një nderim të veçantë për njërin nga figurat më të përkushtuara dhe me kontribut të pazëvendësueshëm në historinë e klubit, Abdulla Syla, i cili për tri dekada me radhë ka qenë pjesë aktive e familjes kuq e bardh.

Ceremonia e nderimit u zhvillua para ndeshjes së parë kampionale të edicionit të ri ndaj FC Ballkani, ku drejtori gjeneral i klubit, Syart Rrahmani, i dorëzoi z. Syla një mirënjohje solemne, si shenjë respekti dhe falënderimi për përkushtimin, angazhimin dhe kontributin e tij të çmuar në rritjen dhe zhvillimin e SC Gjilanit.

Sport Club Gjilani vlerëson se figura të tilla si Abdulla Sylës përbëjnë gurthemelin e suksesit dhe traditës së klubit, duke qenë shembull i përkushtimit dhe dashurisë për sportin dhe komunitetin.

Klubi i uron shëndet, jetë të gjatë dhe suksese të mëtejshme, duke mbetur gjithmonë pjesë e pandashme e historisë dhe e familjes së SC Gjilani.