Vëllaznimi është oponenti i radhës në Kupën e Kosovës - SC GJILANI

Vëllaznimi është oponenti i radhës në Kupën e Kosovës

Vëllaznimi nga Gjakova është kundërshtari i radhës në garat e Kupës së Kosovës për edicionin 24/25.

Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve pjesëmarrëse, është hedhur shorti për fazën e 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Ky short përcaktoi çiftet që do të përballen në këtë raund të garës më masovike në vend.

Përballja e dytë në këtë fazë garash do të jetë ajo ndaj Vëllaznimit të Gjakovës, takim ky që zhvillohet në fillimin e muajit shkurt të vitit 2025.

Kujtojmë që Gjilani ishte finalist i Kupës dy edicione më parë, teksa ishte mposhtur në finalen e madhe ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri”.