Mario Zebic është futbollisti më i ri i skuadrës së Gjilanit. Mbrojtësi nga Spliti i Kroacisë ka zbarkuar në qytetin e Gjilanit dhe është mikëpritur nga stafi dhe bashkëlojtarët.
29 vjeçari në fjalët e para pasi u zyrtarizua si “kuqebardh” theksoi se është i entuziasmuar për sfidën e re dhe pret mbështetje shumë të madhe nga tifozët.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam ardhur për të triumfuar. Pres të njoh bashkëlojtarët e mi dhe besoj që shumë shpejtë do të ambientohem. Kërkoj nga tifozët që të na mbështesin nga ndeshja e parë, deri në atë të fundit”.
Zebic vjen te Gjilani pas një përvoje të kaluar në skuadrat e vendlindjes, derisa karrierë ka bërë edhe në disa kampionate të njohura evropiane.