Zhvendosemi në garat e Kupës: 1/8 e finales përballë Vëllaznimit në Malishevë - SC GJILANI

Zhvendosemi në garat e Kupës: 1/8 e finales përballë Vëllaznimit në Malishevë

Skuadra ka mbyllur përgatitjet për duelin e radhës këtë mesjavë, me ç’rast do të përballet me Vëllaznimin në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës.

Pas ndeshjes kampionale në vikend, ekipi shpejtë ka nisur punën dhe është përqendruar tashmë në garat e Kupës. Vëllaznimi nga Gjakova do jetë kundërshtar i kuqebardhëve në sfidën e cila zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” të Malishevës.

Kjo është faza e 1/8 e finales, pasi që në rundin e shkuar, ekipi triumfoi përballë Lirisë së Prizrenit në shtëpi (4:1).

Dueli ndërmjet Vëllaznimit dhe Gjilanit fillon nga ora 12:30.