Raporti | Vëllaznimi 2:1 Gjilani - SC GJILANI

Raporti | Vëllaznimi 2:1 Gjilani

Eleminohemi nga garat e Kupës së Kosovës pas disfatës në udhëtim te ekipi i Vëllaznimit (2:1).

Ka përfunduar në të njejtën fazë rrugëtimi drejt Kupës së Kosovës, njësoj sikurse edicionin e kaluar, teksa skuadra pëson disfatë në udhëtim te Vëllaznimi me rezultat minimal.

Ndeshja nisi mirë për ekipin që përmes Armend Thaqit dhe Oltion Bilallit tentoi ta zhbllokonte ndeshjen, mirëpo pa sukses me dy tentimet e kuqebardhëve.

Ndërhkimi erdhi nga rasti i vetëm i skuadrës mysafire, derisa Viktor Kuka përfitoi nga një pakujdesi e mbrojtjes, duke goditur topin me kokë për rezultatin 1-0.

Pavarësisht tentimeve dhe përpjekjeve për të ndryshuar rezultatin deri në fundin e pjesës së parë nuk ndodhi asgjë.

Skuadra nisi ta kërkonte golin e barazimit qysh në minutat e para të pjesës së dytë, mirëpo pa patur ndonjë rast konkret për ta barazuar atë.

Ekipi vendas gjeti sërish rrugën drejt golit, derisa Norik Krasniqi përfitoi nga një pakujdesi e mbrojtjes për ta dërguar topin drejt rrjetës dhe për ta dyfishuar rezultatin (2:0).

Pavarësisht që skuadra u hodh me gjithë forcat në sulm nuk arriti të shënonte më shumë se njëherë. Kushtrim Shabani u gjend më së miri në zonë, duke realizuar nga afërsia (86′).

Në fund mundësi për ta barazur rezultatin pati edhe Senad Jarovic, mirëpo goditja e tij u ndal nga traversa.

Ndeshja u mbyll me fitoren e skuadrës gjakovare që bën një hap para në Kupën e Kosovës drejt çerekfinales, ndërkohë Gjilani eleminohet.

FC Vëllaznimi 2:1 SC Gjilani
Golashënues: Kushtrim Shabani 86′ [2-1]
Të ndëshkuar: Nuk ka
Gjyqtarë: Bardh Ajeti, Fatmir Sekiraqa, Uranit Berisha, Isak Ceroviku
Stadiumi: “Liman Gegaj” në Malishevë

Përbërja: Haxhihamza, Thaqi, Roganovic, Ramadani, Ibrahimi, Bilali (45′ Aganspahic),  Taipi (Prapashtica 80′), Morina (Shabani ’75), Bilalli (Alisson 75′), Basa,  Jarovic. Kryetrajner: Ardian Nuhiu.