Ekipi i 21 vjeçarëve ka mbyllur ciklin e parë garues të kampionatit elitar për edicionin 2024/25.
“Kuqebardhët” e udhëhequr nga Genc Sermaxhaj kanë pësuar humbje minimale në shtëpi përballë Malishevës (2:1). Kjo ishte ndeshja e fundit për stinorin vjeshtor të kampionatit, derisa duelet e tjera kishin përfunduar një javë më parë.
Gjashtë fitore, tri barazime dhe po ashtu gjashtë humbje është bilanci i ekipit të 21 vjeçarëve në këto 15 ndeshje kampionale, teksa kanë realizuara 26 gola dhe kanë pranuar 22.
Pothuajse gjithë futbollistëve u është dhënë mundësia që të kenë minuta dhe të jenë më afër ekipit të parë, ndërkohë që janë promovuar edhe disa të tjerë nga ekipi i juniorëve.
Në ndeshjen e parë të stinorit pranveror, Gjilani do jetë mysafir i Prishtinës.