Liria nga Prizreni do të jetë kundërshtar i parë i Gjilanit në garat e Kupës së Kosovës për edicionin 2024/25.
Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve pjesëmarrëse, është hedhur shorti për fazën e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës në futboll.
Ky short përcaktoi çiftet që do të përballen në këtë raund të garës më masovike në vend.
Përballja e parë në këtë fazë garash do të jetë ajo ndaj Lirisë së Prizrenit më 4 dhjetor në Gjilan.
Kujtojmë që Gjilani ishte finalist i Kupës dy edicione më parë, teksa ishte mposhtur në finalen e madhe ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri”.