SC Gjilani 3-1 KF Vëllaznimi | Superliga U19 - SC GJILANI

SC Gjilani 3-1 KF Vëllaznimi | Superliga U19

Skuadra e 19 vjeçarëve rikthehet te fitoret, derisa në kuadër të xhiros së 11-të në shtëpi ka triumfuar përballë Vëllaznimit të Gjakovës (3-1).

  • Fitorja e katërt kampionale
  • Riol Hasani realizoi super gol nga ndërprerja
  • Ndryshime në klasifikim

Pas disfatës në fundjavë në udhëtim te Trepça, “kuqebardhët” e drejtuar nga Bers Ramadani janë rikthyer te fitoret, derisa në shtëpi kanë triumfuar përballë Vëllaznimit me rezultat bindës (3-1).

Serinë e golave e hapi Riol Hasani në fundin e pjesës së parë të lojës, derisa realizoi një gol fantastik nga goditja e dënimit, për ti dhënë epërsinë fillestare vendasve.

Në fraksionin e dytë të lojës, “Skifterët” treguan vendosshmëri për ta fituar takimin, derisa i zakonishmi Elonis Isufi dyfishoi rezultatin pas një aksioni individual, ishte Shkodran Muharremi ai i cili i dha vulën fituesit të ndeshjes.

Në fund të ndeshjes mysafirët realizuan edhe golin e nderit.

Tashmë me 12 pikë të grumbulluara skuadra renditet në pozitën e 11-të në klasifikim, ndërkohë që në kuadër të xhiros së radhës përballet me Ferizajn në udhëtim.


Të dhënat:

SC Gjilani – KF Vëllaznimi 3-1 (1-0)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar:
Jasir Luma, Albina Istrefi, Liridona Leka
Golashënues: 
Riol Hasani, Elonis Isufi, Shkodran Muharremi
Përbërja:
Luma, Ramani, Hyseni, Miftari, Sadiku, Kadriu, Hasani (C), Azemi, Qerimi, Selmani, Muharremi. Kryetrajner: Bers Ramadani
Të ndëshkuar: Drit Sadiku, Riol Hasani, Selami Azemi, Denis Isufi