Drenica 0-1 Gjilani | AlbiMall Superliga - SC GJILANI

Drenica 0-1 Gjilani | AlbiMall Superliga

Skuadra ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Drenica në Skenderaj, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0.

  • Jarovic vendimtar në fitoren e kuqebardhëve
  • Fitorja e katërt në udhëtim
  • Ndeshja e katërt këtë edicion pa pranuar gol

Ekipi arriti të rikthej reston “kuqezinjëve” për disfatën e shkaktuar në Gjilan në kuadër të fazës së parë, derisa mjafton një gol i vetëm i sulmuesit Senad Jarovic për të vendosur sfidën. Boshnjaku me pasaportë gjermane arrinë në gjashtë numrin e golave të realizuar këtë edicion, ndërkohë që është ndeshja e katërt radhazi që shënon.

Ndeshja u zhvillua në kushte tejet të papërshtatshme për lojë, pasi që terreni ishte rënduar nga reshjet e fundit atmosferike në vend. Megjithëatë, futbollistët treguan përkushtim dhe angazhim maksimal për të marrë fitoren e pestë kampionale dhe për tu ngritur në kuotën e 19 pikëve.

Edhe pse në fraksionin e parë të lojës ekipi nuk krijoi situata të rrezikshme përpos goditjes së Albin Prapashticës në minutën e 20-të të ndeshjes, në pjesën e dytë ishte histori tjetër me ekipin që rrezikoi deri në realizimin e golit.

Goli i shumëpritur erdhi në minutën e 82-të të ndeshjes, derisa sulmuesi Senad Jarovic përfitoi brenda zonës, duke tejkaluar edhe portierin Kenan Haxhihamza dhe duke e dërguar topin në rrjetë (0-1).

Në vazhdim të ndeshjes, skuadra pati edhe disa mundësi shënimi, mirëpo pa sukses.

Ndeshjen e radhës Gjilani e luan në shtëpi ndaj Istogut në kuadër të 1/16 së finales në Kupën e Kosovës. Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 12:30.

Të dhënat

FC Drenica – SC Gjilani 0-1 (0-0)
Stadiumi “Bajram Aliu” në Skenderaj
Gjyqtar: 
Alban Shala, Bekim Rama, Pashtrik Burrniku, Valon Bajgora, Eridon Podvorica (VAR), Arbnor Bullatovci (AVAR)
Golashënues: Jarovic 82′
Të ndëshkuar: Debatik Curri (kryetrajner)
Përbërja:
Laroshi, Ar.Thaqi (C), Adili, As.Thaqi, Ibrahimi (84′ Qoba), Boshnjaku (73′ Totre), Taipi, Bilali (67′ Bilalli), Morina, Prapashtica, Kqiku (45′ Basa), Jarovic. Trajner: Debatik Curri