Gjilani 2-1 Istogu | Kupa e Kosovës 1/16 - SC GJILANI

Gjilani 2-1 Istogu | Kupa e Kosovës 1/16

Fitore në shtëpi përballë Istogut për të kaluar në rundin tjetër të Kupës së Kosovës.

  • Rikthehet te goli Oltion Bilalli
  • Aganspahic gjen edhe ai rrugën e golit
  • Ekipi fitoren ndeshjen e dytë radhazi për herë të parë këtë edicion
  • Pranimi golave në shtëpi një defekt për t’u eleminuar

Almir Aganspahic dhe Oltion Bilalli realizuan vetëm dy nga mundësitë e shumta për shënim që kishte ekipi në ndeshje kundër Istogut, në kuadër të Kupës së Kosovës 1/16.

Sulmuesi boshnjak qëlloi nga penaltia në minutën e 12-të të ndeshjes, ndërkohë anësori Bilalli realizoi në minutën e 40-të, për tu rikthyer te goli pas një kohe tejet të gjatë edhe si pasojë e lëndimit të rëndë që pati muaj më parë.

Nga minuta e parë u inkuadruan Kqiku, Qoba, Kasa e Bilalli për ti dhënë më shumë energji krahëve dhe aksioneve të ‘kuqebardhëve’, por që ekipi u mjaftua vetëm me dy gola të realizuar.

Në minutën e 72-të, mysafirët realizuan përmes kapitenit Qëndrim Jahaj, por kjo ishte e tëra se çfarë kanë arritur të bënin. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për skuadrën, për herë të parë në këtë kampionat.

Në ndeshjen e radhës “Skifterët” takohen me Llapin në shtëpi, në kuadër të kampionatit. Ky takim zhvillohet të dielën me fillim nga ora 13:00.

Të dhënat

SC Gjilani – FC Istogu 2-1 (2-0)
Stadiumi sintetik në Gjilan
Gjyqtar: 
Lirim Jashari, Edmond Zeqiri, Alban Ejupi, Ismail Hasolli
Golashënues: Aganspahic (pen.) 12′, Bilalli 40′ | Jahja 72′
Të ndëshkuar: Shqiprim Taipi, Mehdi Çoba
Përbërja: 
Laroshi, Kqiku (C) (64′ Ar.Thaqi), Adili, As.Thaqi, Qoba (73′ Ibrahimi),  Totre, Taipi (73′ Bilalli), Morina, Bilalli (63′ Prapashtica), Kasa, Aganspahic (63′ Jarovic). Trajner: Debatik Curri.