Fondacioni SC Gjilani mbështet Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema”, “Handikos” dhe Shoqatën e të Verbërve - SC GJILANI

Fondacioni SC Gjilani mbështet Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema”, “Handikos” dhe Shoqatën e të Verbërve

Sporti nuk është vetëm garë dhe emocione në fushë – ai është edhe zemër, solidaritet dhe përgjegjësi shoqërore. Me këtë frymë, Fondacioni Sport Club Gjilani ka ndërmarrë një hap domethënës duke mbështetur financiarisht Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema”, Shoqatën “Handikos” dhe Shoqatën e të Verbërve në Gjilan.

Kjo iniciativë humane u bë e mundur falë përkrahjes së vazhdueshme dhe të parezervë të partnerëve tanë të çmuar: “El Bau”, “Demiri Gartenbau GmbH” dhe “Autovillage AG”, të cilët qëndrojnë pranë klubit jo vetëm në sport, por edhe në misione me vlerë të lartë shoqërore.

Drejtuesit e klubit, së bashku me një pjesë të futbollistëve dhe stafit teknik, vizituan nga afër këto tri shoqata, ku u ndanë mjete simbolike financiare dhe dhurata modeste – si shenjë respekti, mbështetjeje dhe përkushtimi ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë.

Fondacioni SC Gjilani mbetet i përkushtuar që edhe në të ardhmen të zgjerojë veprimtarinë humanitare, duke synuar rritje të vazhdueshme dhe mbështetje për sa më shumë organizata e iniciativa që kontribuojnë në mirëqenien e komunitetit tonë.

May be an image of one or more people and textMay be an image of one or more people and text that says 'JAKO JAND I 已IER EAU ALTOVILLADK UTOVILL AG PEMIRA 2,000,00 2,000,00EURO 00 EURO SHOQATAE ETE Tέ VERBERVE GJILAN TAr SHKOP TEe ÇEK NOMINAL Dhjeto Dhjetar2025 2025 UR IONAL WE ITHA w NANEI NEI BELUM કં 2TET dà'May be an image of one or more people and text that says '+ 4Ko лAKO DEMIR DEMIBI SMSTPAS LBAU 1 AUTOVILLAGEA 2,000,00 00 EURO ORGANIZATA ORGANIZATAHANDIKOS-GJILAN HANDIKOS GJILAN ÇEKNOMINAL ÇEK NOMINAL Dh D Dhjetor2025'May be an image of lighting and textMay be an image of studyingMay be an image of scooter and hospitalMay be an image of one or more people and textMay be an image of one or more peopleMay be an image of football, soccer and text that says 'JARO ANO JAKO G SOND AUTOVILLAGE AG BILALLI 7 SKELE y'

Zyra për media,
29 dhjetor, 2025