Ndeshja miqësore ndërmjet FC Aktobe nga Kazakistani dhe SC Gjilani është anuluar për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Për çdo informacion të ri rreth planifikimit të radhës së kësaj ndeshjeje, do t’ju mbajmë të informuar në njoftimet në vijim.
Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut janë anuluar një pjesë e madhe e ndeshjeve këtu në Antalia, derisa edhe seancat stërvitore janë prolonguar.
Klubi në program ka edhe dy ndeshje tjera miqësore, mirëpo fati i tyre varet direkt nga kushtet atmosferike.
Zyra për Informim dhe Komunikim
24 Janar, 2026
