Disfatë në shtëpi nga Ballkani në kuadër të xhiros së 19-të në elitën e futbollit kosovar (1-2).
- Dy gola të hershëm vendosin sfidën
- Bilalli vazhdon shkëlqimin
- Mbështetja e tifozëve në maksimum
Skuadra nuk e ka nisur mirë stinorin pranveror, derisa ka pësuar në shtëpi nga ekipi i Ballkanit me rezultat 2-1. Dy gola të hershëm në secilën pjesë kanë qenë përcaktues për fatin e kësaj sfide.
Almir Kryeziu përfitoi nga një gabim i futbollistëve vendase dhe me saktësi e dërgoi topin në këndin e majtë të portës së Vokli Laroshit për ta zhblloluar sfidën (0-1).
Mundësi për të realizuar kishte edhe mesfushori Albert Dienne, por goditja e tij shkoi pranë shtyllës pingule. Ndodhi kjo në minutën e 34-të të ndeshjes.
Në minutën e 64-të të ndeshjes Albert Dienne e përmisoi gabimin e tij, duke e dërguar topin drejt rrjetës pasi u shërbye bukur nga Almir Kryeziu (0-2).
Oltion Bilalli riktheu kuqebardhët në lojë me një gol fantastik të realizuar në minutën e 72-të, derisa gjeti këndin e djathtë të portës së Artan Iljazit (1-2).
Mundësi për ta barazuar rezultatin më vonë kishte edhe Sabit Bilali, por goditja e tij shkoi jashtë portës.
Në kuadër të xhiros së radhës Gjilani luan në udhëtim te Dukagjini i Klinës.
Të dhënat
SC Gjilani – FC Ballkani 1-2 (0-1)
Stadiumi sintetik në Gjilan
Gjyqtar: Alban Shala, Arbnor Bullatovci, Drilon Rexhepi, Kujtim Krasniqi, Valon Bajgora (VAR), Kastriot Peci (AVAR)
Golashënues: Bilalli 72′ | Kryeziu 3′, Dienne 64′
Të ndëshkuar: Shqiprim Taipi
Përbërja: Laroshi, Ar.Thaqi (C), Zebic (45′ Adili), Krivanjeva, Ibrahimi, Taipi (69′ Bilali), Boshnjaku (45′ Rrahmani), Totre (69′ Morina), Bilali, Basa (45′ Prapashtica), Jarovic. Trajner: Debatik Curri.
