Ekipi zhvillon ndeshjen e fundit kampionale në cilësinë e vendasit, ku do të përballet me Prishtinën e Re. Objektivi i skuadrës është i qartë – fitorja dhe mbyllja e sezonit para tifozëve me rezultat pozitiv.
Megjithatë, stafi teknik do të përballet me mungesa të shumta për këtë takim. Për shkak të lëndimeve, jashtë skuadrës do të jenë Krivanjeva, Zebic, Ibrahimi, Boshnjaku, Totre, Prapashtica dhe Akpan.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ndihmës në Gjilan, me fillim nga ora 16:00.
Pavarësisht vështirësive dhe mungesave, ekipi do të japë maksimumin për të siguruar tri pikët dhe për t’i gëzuar tifozët në përballjen e fundit kampionale në shtëpi.
