Sport Club Gjilani ka pranuar me shumë dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut, futbollistit i cili me shumë krenari mbrojti ngjyrat tona në edicionin 2023/24.
I lindur më 14 tetor të vitit 2003 në Samadrexhë të Vushtrrisë, Fatjoni nisi një ëndërr të cilën me punë, karakter dhe dashurinë për futbollin arriti të fitojë respektin e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.
Fatjoni u transferua te “kuqebardhët” në afatin kalimtar dimëror në edicionin 2023/24 duke zhvilluar gjithsej 14 paraqitje kampionale dhe një të kupës.
Largimi i tij në një moshë kaq të re na ka tronditur të gjithëve. Futbolli kosovar humbi një talent të madh, ndërsa familja, miqtë dhe bashkëlojtarët humbën një njeri të dashur, që la gjurmë të pashlyeshme në zemrat e tyre.
Bunjakut do ti jepet lamtumira e fundit në vendin e lindjes, ndërkohë që kujtimet për të do të jetojnë gjithmonë.
Fatjon Bunjaku 2003 – ꝏ
