Ndahet nga jeta Gazmend Alidema - anëtar i bordit në suksesin 99/2002 - SC GJILANI

Ndahet nga jeta Gazmend Alidema – anëtar i bordit në suksesin 99/2002

Sport Club Gjilani ka pranuar me dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të afaristit Gazmend Alidemës.

Gazi ishte anëtar i bordit dhe njëherit donator në klub në periudha të ndryshme kohore, duke qenë pjesë e suksesit në triumfin e Kupës dhe Superkupës së Kosovës në edicionin e parë të pasluftës.

Në këto çaste të rënda për familjen dhe të afërmit ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje, e cila është edhe një humbje për ne.

Qoftë i përhershëm kujtimi për Gazin. U prehtë në paqe!

Me respekt,
SC Gjilan