Miqësore | SC Gjilani 1:1 KF Prishtina e Re - SC GJILANI

Miqësore | SC Gjilani 1:1 KF Prishtina e Re

Ka përfunduar edhe testi i fundit në fazën përgatitore para fillimit të edicionit të ri futbollistik, derisa ekipi luajti me rezultat të barabartë me Prishtinën e Re në Gjilan.

Elton Isufi vazhdon me realizimin e golave
Hamdi Namani rikthehet nga lëndimi
Davud Sylaj starton për herë të parë
Minuta edhe për Ramadanin e Gërbovcin

Dueli me Prishtinën e Re ishte i fundit në këtë fazë parasezonale, pasi që ekipi nga java e ardhshme fillon objektivin në AlbiMall Superligën e Kosovës.

Skuadra pati një paraqitje tejet të mirë para tifozëve të pranishëm, derisa krijoi raste për shënim, madje me aksione të mirë ndërtuara.

Kapiteni Armend Thaqi e pati mundësinë e parë në ndeshje, derisa në minutën e tetë gjuajti pranë portës, pasi që paraprakisht u shërbye bukur nga Ardian Limani.

Thaqi pati edhe një mundësi të mirë shënimi në minutën e 15-të, por goditja e tij nga gjuajtja e lirë, u ndal vetëm nga shtylla pingule.

Në minutën e 27-të të ndeshjes mundësi të mirë shënimi patën edhe mysafirët, por goditjen e Demir Imerit e priti me shumë sukses Marijan Coric.

Dhjetë minuta më vonë provoi edhe Davud Sylaj, mirëpo goditjen e tij në fundore e devijoi Zigur Biqkaj.

Fraksioni i parë i lojës përfundoi pa gola, ndërkohë në pjesën e dytë ishin udhëtuesit ata të cilët e gjetën rrugën drejt rrjetës. Ishte Demir Imeri ai i cili në minutën e 55-të të lojës e dërgoi topin drejt rrjetës (0-1).

Bleart Tolaj ishte i pari që provoi ta barazonte rezultatin, mirëpo goditja e tij u ndal nga Zigur Biqkaj.

Armend Thaqi provoi sërish nga gjuajtja e lirë në minutën 70-të të ndeshjes, mirëpo mbi portë.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 88-të të ndeshjes, derisa Elton Isufi përfitoi nga një shërbim i Robert Rrahmanit dhe pasi kaloi edhe ‘gardianin’ Zigur Biqkaj e dërgoi topin drejt rrjetës (1-1).

Deri në fundin e ndeshjes dy skuadrat patën nga një gjysmë rast, mirëpo pa ndryshuar epilogun final të ndeshjes.

Të premtën më 14 Gusht, ekipi do të udhëtojë drejt Drenasit për tu përballur me Feronikeli ’74 në sfidën e parë kampionale për edicionin e ri futbollistik.

SC Gjilani – KF Prishtina e Re 1-1 (0-0)
Stadiumi i qytetit në Gjilan
Të ndëshkuar: Oltion Bilalli
Golashënues: Elton Isufi 88′
Përbërja: 
Coric, Thaqi (C), Limani, Sylaj (45′ Jashari), Krivanjeva (75′ Ramadani), Potoku (75′ Ibrahimi), Bilalli (75′ Gerbovci), Boshnjaku (65′ Rrahmani), Bllaca (45′ Namani), Tolaj (75′ Isufi), Zeka (45′ Morina)  Trajner: Debatik Curri

App logo