KOMUNIKATË | Eugen Ramadani bëhet me kontratë profesionale - SC GJILANI

KOMUNIKATË | Eugen Ramadani bëhet me kontratë profesionale

Sport Club Gjilani njofton se futbollisti i dalë nga akademia e klubit, Eugen Ramadani, ka nënshkruar kontratë profesionale trevjeçare me klubin.

19-vjeçari, i cili aktivizohet në pozitën e mbroijtësit të qendrës, prej kohësh është promovuar në ekipin e parë, ku me paraqitjet dhe përkushtimin e tij ka fituar besimin e stafit teknik dhe drejtuesve të klubit.

Ramadani ka qenë një nga lojtarët që ka spikatur gjatë fazës përgatitore të verës dhe ka zhvilluar disa paraqitje.

Klubi beson se Eugeni do të vazhdojë të zhvillohet dhe të jetë një vlerë e rëndësishme për të ardhmen e SC Gjilanit.

Urime Eugen suksese dhe shumë paraqitje me fanellën kuq e bardhë! 🔴⚪

Zyra për komunikim,
12 Gusht, 2026

App logo