MATCH INFO | Llapi vs. Gjilani - SC GJILANI

MATCH INFO | Llapi vs. Gjilani

Pas triumfit në Drenas, ekipi niset për një tjetër rrugë, këtë herë drejt Podujevës për tu përballur me Llapin në xhiron e dytë në Albi Mall Superligë.

Llapi vs. Gjilani

• AlbiMall Superliga | Ndeshja e dytë kampionale

• Stadiumi | “Zahir Pajaziti” në Podujevë

• E diel | 23 gusht | ora 16:30 

• Transmetimi | Art Motion

PËRMBLEDHJE

  • Gjilani kërkon ta vazhdojë me fitore startin e mirë të kampionatit
  • Skuadra ka fituar në udhëtimin e fundit në “Zahir Pajaziti” të Podujevës
  • Në bilancin total, kuqebardhët janë më të mirë se “Legjendat”

SITUATA NË SKUADËR 

Mungesa:

  • Milazim Bajraktari mbetet futbollisti i vetëm i dëmtuar dhe jo i gatshëm për këtë ndeshje

Kthehet:

  • Eugen Ramadani, i cili i bashkohet për herë të parë ekipit në këtë edicion garash

FAKTE SHTESË

  • Ndeshja e dytë kampionale: Dueli ndërmjet Llapit dhe Gjilanit është i fundit për xhiron e dytë në Albi Mall Superligë
  • Debutime: Eugen Rafuna është i ftuar për herë të parë në listë zyrtare
  • Fanella: Ekipi do të luaj për herë të parë me fanellën e bardhë
  • Gjyqtarët e ndeshjes: Drejtësia për këtë sfidë i është besuar Erdall Zasellës, cili do jetë i asistuar nga Bajram Kabashi dhe Pashtrik Burrniku, ndërsa Dylot Ibrahimi do jetë në rolin e gjyqtarit të katërt. Në VAR do jenë Mentor Ajeti dhe Arbnor Bullatovci.
App logo