PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Llapit - SC GJILANI

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Llapit

Kryetrajneri i skuadrës Debatik Curri ka folur para mediave në prag të sfidës së dytë kampionale në Albi Mall Superligë përballë KF Llapi.

Dueli ndaj KF Llapi është i fundit në siparin e xhiros së dytë në Albi Mall Superligë, ndeshje kjo e cila zhvillohet ditën e diel (23 Gusht) me fillim nga ora 16:30. Para këtij dueli në konferencën për shtyp para gazetarëve u paraqit kryetrajneri i skuadrës, Debatik Curri, i cili theksoi:

“Skuadra është e përgatitur për këtë ndeshje dhe ne kemi ndërmarrë të gjitha masat pasi që e kemi analizuar kundërshtarin nga ndeshja e parë kampionale dhe duhet pranuar që ka bërë ndeshje të mirë, pavarësisht që e ka humbur atë. Ne kemi rrespekt për kundërshtarin, por do të udhëtojmë vetëm për maksimumin e pikëve”.

“Gjendja brenda ekipit është mjaft e mirë dhe lojtarët kanë motivin nga ndeshja e parë për të luftuar në çdo ndeshje sikurse të ishte finale. Rëndësia e ndeshje dhe e pikëve është e madhe sikurse në çdo ndeshje tjetër, pasi që ne luajmë për të arritur objektivin e klubit”.

“Për futbollistë të mirë gjithmonë ka vend në përbërje. Afati kalimtar është ende i hapur dhe nëse do kemi mundësi të marrim ndonjë futbollist kualitativ, do të ishte i mirëseardhur”.

“Futbollistët e rinj të ardhur nga shkolla e futbollit janë inkorporuar mjaft mirë me grupin dhe besojmë që gjithmonë që do kemi mundësi do ketë minuta për ta”.

App logo