PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Malishevës - SC GJILANI

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Malishevës

Kryetrajneri i skuadrës Debatik Curri ka folur para mediave në prag të sfidës së katërt kampionale në Albi Mall Superligë përballë FC Malisheva

Përballja ndërmjet Malishevës është ndër testet më të vështira në këtë fillim sezone dhe për këtë janë të vetëdishëm stafi dhe gjithë futbollistët, të cilët janë të gatshëm për sfidën.

“Kemi patur kohën e mjaftueshme për ta përgatitur këtë ndeshje. Jemi në momentum të mirë dhe do të luftojmë për të arritur objektivin e kësaj ndeshje dhe të kthehemi me pikë të plota për Gjilan”.

“Gjithë futbollistët janë në dispozicion dhe të gatshëm për këtë sfidë. Bleart Tolaj dhe Mevlan Zeka kanë lënë prapa shqetësimet të cilat i kanë patur dhe janë 100% të gatshëm”.

“Jemi në pritje të sulmuesit të ri dhe besojmë shumë që do të na ndihmojë, duke shtuar konkurencën dhe cilësinë brenda skuadrës”.

“Mbështetja e tifozëve është e nevojshme për ne. Në çdo ndeshje kemi ndjerë përkrahjen e tyre, ndaj shpresojmë që edhe në Malishevë do të jemi me ta”.

App logo