Pauza për shkak të ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese do të shfrytëzohet nga skuadra me ndeshje kontrolluese ndaj Malishevës në Gjilan.
Për shkak të ndryshimit të formatit të grumbullimeve të ekipeve përfaqësuese, që këtë herë zgjat gati tri javë dhe përfshin katër ndeshje gjatë kësaj periudhe, stafi teknik i Gjilanit ka vlerësuar se ekipi ka nevojë për ndeshje kontrolluese.
Të shtunën me fillim nga ora 19:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan, ekipi do mirëpres Malishevën.
Kjo përballje do t’i shërbejë stafit teknik për të ruajtur ritmin garues dhe për t’i dhënë minuta lojtarëve gjatë pauzës së gjatë ndërkombëtare.
