Skuadra ka shfrytëzuar pauzën e kampionatit për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare për të luajtur një kontrolluese me Malishevën (3-1).
- Elton Isufi realizoi dy golësh
- Eugen Ramadani starton nga minuta e parë
- Olti Haziri merrr minutat e para
- Vikendin e radhës sërish ndeshje miqësore
Pavarësisht mungesave të shumta në përbërje, stafi teknik pati mundësinë për tu dhënë minuta gjithë futbollistëve të cilët ishin në dispozicion.
Kapiteni Armend Thaqi, futbollistët Ardian Limani, Arbër Potoku, Bleart Tolaj dhe Milazim Bajraktari munguan për shkak të lëndimeve, ndërkohë Arjol Bllaca për shkak të impenjimeve me ekipin kombëtar të Kosovës U21.
Për herë të parë Eugen Ramadani e nisi ndeshjen nga minuta e parë, ndërkohë që Olti Haziri debutoi me fanellën kuq e bardh. Minuta pati edhe për të rinjtë Rrezon Matoshi dhe Elton Isufi, të cilët ishin protagonistë në këtë triumf.
Isufi realizoi dy gola në pjesën e dytë të lojës, fillimisht në minutën e 65-të të ndeshjes e shfrytëzoi në maksimum një harkim të Yll Ibrahimit, ndërkohë në minutën e 73-të të ndeshjes e vulosi asistimin e përkryer nga Robert Rrahmani.
Më herët kishte realizuar Oltion Bilalli në minutën e 51-të të ndeshjes, i cili në këtë përballje barti edhe shirtin e kapitenit.
Golin e vetëm në ndeshje për mysafirët e realizoi Besnik Ferati në minutën e 57-të të ndeshjes.
Skuadra planifikon të zhvillojë një tjetër duel kontrollues në vikendin e ardhshëm.
Gjilani – Malisheva 3-1 (0-0)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar: Enton Dermaku, Elion Gagica, Adea Mustafa
Përbërja: Marijan Coric (46′ Rrezon Matoshi), Oltion Bilalli (C) Granit Jashari, Besart Krivanjeva Eugen Ramadani (75′ Olti Haziri), Lorik Boshnjaku, Hamdi Namani, Blerind Morina (46′ Dior Gërbovci), Robert Rrahmani, Mevlan Zeka (60′ Elton Isufi). Debatik Curri – Kryetrajner.
