Disfatë minimale përballë Vushtrrisë nga vendi i fundit në klasifikim në duelin e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
- Disfatë minimale ndaj të fundit në klasifikim
- Ndeshja e dytë kampionale që skuadra nuk arrinë të shënoj
- Elton Isufi debutoi nga minuta e parë
- Ndeshja e radhës ndaj Drenicës në shtëpi
Skuadra ka pësuar njërën ndër humbjet më të rënda të këtij stinori, derisa është mposhtur në një fushë neutrale nga Vushtrria vendase me rezultat minimal 1-0.
Pavarësisht që skuadra e kontrolloi gjithë ndeshjen dhe pati dominimin, mungoi prekja e rrjetave dhe rrjedhimisht me ekipin që u detyrua të pranoj disfatën e tretë kampionale.
Në pjesën e parë të lojës mundësi të mira patën kapiteni Armend Thaqi, Lorik Boshnjaku e Elton Isufi, mirëpo gjuajtjet e tyre shkuan jashtë cakut.
Në fraksionin e dytë të lojës, historia ishte e njejtë, me skuadrën që sulmonte në vazhdimësi dhe vushtrriasit të cilët mbroheshin me të gjitha forcat.
Një dalje në kundërzbritje e skuadrës vendase rezultoi me gol, derisa Urim Statovci e gjeti rrjetën pas një goditje me kokë në minutën e 60-të të ndeshjes.
Në vazhdim të ndeshjes skuadra provoi sërish të gjente golin përmes të inkuadruarve në lojë Mevlan Zeka, Milazim Bajraktari e Blerind Morina, mirëpo goditjet e tyre sërish të pasuksesshme.
Pas kësaj disfate skuadra bën një hap prapa në objektivat e vëna, derisa ndeshja e radhës luhet në shtëpi ndaj Drenicës.
Ndeshja e radhës
Gjilani – Drenica
Stadiumi ndihmës në Gjilan | 13 tetor 2026 | 18:00
Vushtrria – Gjilani 1-0 (0-0)
Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë
Gjyqtar: Alban Shala, Bekim Rama, Pashtrik Burrniku, Kujtim Krasniqi, Valon Bajgora (VAR), Visar Kupina (AVAR)
Përbërja: Marijan Coric, Armend Thaqi (C), Ardian Limani, Besart Krivanjeva, Granit Jashari (60′ Milazim Bajraktari), Yll Ibrahimi (70′ Arjol Bllaca), Lorik Boshnjaku (60′ Blerind Morina), Hamdi Namani (74′ Dior Gërbovci), Robert Rrahmani, Oltion Bilalli, Elton Isufi (45′ Mevlan Zeka) Debatik Curri – Kryetrajner.
