Përballja me Dukagjinin shënon përfundimin e xhiros së dymbëdhjetë në Albi Mall Superligë. Ky duel do të zhvillohet të dielen me fillim nga ora 17:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Dukagjini – Gjilani
- AlbiMall Superliga | Ndeshja e dymbëdhjetë kampionale
- Stadiumi | “18 Qershori” në Klinë
- E shtune| 01 nëntor | ora 17:00
- Transmetimi | Art Motion
PËRMBLEDHJE
- Përballja e 26-të në të gjitha garat ndërmjet dy skuadrave
2,32 gola për ndeshje
Përballja e dytë këtë edicion garash
SITUATA NË SKUADËR
Mungesa:
- Blerind Morina do jetë mungesa e vetme në këtë sfidë për shkak të plotësimit të numrit me karton të verdhë (4). Me ekipin është rikthyer Granit Jashari, i cili për shkak të dëmtimit mungoi në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Llapit.
FAKTE SHTESË
- Ndeshja e dymbëdhjetë kampionale: Skuadra kërkon të rikthehet te fitoret pas barazimit ndaj Llapit
Fanella: Ekipi do të luaj me fanela komplet të kuqe
Gjyqtarët e ndeshjes: Drejtësia për këtë sfidë i është besuar Eridon Podvoricës, i cili do jetë i asistuar nga Kastriot Peci dhe Bekim Rama, ndërsa Granit Pacolli do jetë në rolin e gjyqtarit të katërt. Në VAR do jenë Vigan Ibërdemaj, ndërsa Gzim Mehmeti do jetë AVAR.
