Ndryshim orari për sfidën Dukagjini v. Gjilani - SC GJILANI

Ndryshim orari për sfidën Dukagjini v. Gjilani

Dueli ndërmjet Dukagjinit dhe Gjilanit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë ndryshon orarin në ora 17:00.

Komisioni i Garave ka njoftuar për ndryshimin e orarit të ndeshjes ndërmjet Dukagjinit dhe Gjilanit, sfidë kjo e vlefshme për xhiron e dymbëdhjetë në Albi Mall Superligë.

Nga ora 18:00 sa ishte paraparë zhvillimi i ndeshjes, tashmë është zhvendosur në ora 17:00.

Gjyqtarë kryesor për ta drejtuar këtë takim është caktuar Eridon Podvorica, i cili do të shoqërohet nga asistentët Kastriot Peci dhe Bekim Rama. Granit Pacolli do jetë gjyqtar i katërt, ndërsa Vigan Ibërdemaj do jetë në VAR dhe Gzim Mehmeti në AVAR.

App logo