Skuadra ka mbyllur seancën e fundit stërvitore në kompleksin “Evima Centre” në Bansko përpara se të rikthehet në shtëpi.
Në vigjilje ndeshja e fundit kontrolluese në tokën bullgare ndaj Hapoel Jerusalem FC, futbollistët kanë mbajtur stërvitjen e fundit, derisa disponimi ishte në nivelin më të lartë të mundshëm.
Gjithë grupi ishte në dispozicion të trajnerit Ardian Nuhiu dhe priten të jenë të gatshëm për ndeshjen e radhës.
Ballafaqimi ndaj klubit elitar nga Izraeli do të zhvillohet në Kampin Nacional të Futbollit në Sofia, derisa njëherit kjo ishte edhe seanca e fundit stërvitore në Bansko.
Ekipi do të rikthehet në shtëpi menjëherë pas ndeshjes, ndërsa do të rikthehet nga pushimi në vikend.