Paraqitje dinjitoze e Ibrahimit dhe Bilallit me ekipin përfaqësues të Kosovës U21 - SC GJILANI

Paraqitje dinjitoze e Ibrahimit dhe Bilallit me ekipin përfaqësues të Kosovës U21

Megjithëse Kosova mbeti pa gjasa për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian të vitit 2025, futbollistët Yll Ibrahimi dhe Oltion Bilalli patën paraqitje dinjitoze me bashkëmoshatarët e tyre 21 vjeçarë.

Ibrahimi u aktivizua si titullar në dy ndeshjet e këtij cikli të cilat Kosova U21 i zhvilloi përballë Polonisë në “Fadil Vokrri” dhe përballë Estonisë në Talin.

Bilalli pati minuta në duelin e parë ndaj Polonisë, ndërkohë që nuk u aktivizua në takimin ndaj Estonisë.

Dy futbollistët priten të rikthehen në skuadër për ndeshjen e radhës kampionale ndaj FC Ferizajt.