Raporti | Ferizaj 3:1 Gjilani - SC GJILANI

Raporti | Ferizaj 3:1 Gjilani

Ekipi mbyll pjesën e parë të kampionatit në mënyrën jo më të mirë, derisa pëson disfatë ndaj Ferizajt në udhëtim (3:1).

Grupi udhëtoi i përgjysmuar pas mungesave të shumta nga ndëshkimet me kartonë nga ndeshja e fundit kampionale, si dhe virusi sezonal që ka prekur një pjesë të skuadrës.

Ndeshja nisi keq me vendasit që kaluan në epërsi qysh në minutën e katërt në ndeshje, pasi që Marko Musolin realizoi pas dy tentimeve në portën e Aridon Bllacës [1-0].

Pas pranimit të golit, skuadra e Ardian Nuhiu u zgjua dhe nisi të krijonte për ta barazuar rezultatin. Përpara se ta arrinte një gjë të tillë, mundësi për të shënuar patën Drin Ymeri dhe Kushtrim Shabani, mirëpo të dy ishin të pafat për ta dërguar sferën drejt rrjetës.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 37-të në ndeshje, derisa Edi Basa e konvertoi në gol penaltinë e fituar pas prekjes me dorë të Marko Musolinit brenda zonës [1-1].

Megjithatë, ekipi u ndëshkua disa minuta më pas, derisa mbrojtësi Enhar Cakolli përfitoi nga një pasim i Marko Musolin për ta rikthyer epërsinë e skuadrës vendase [2-1].

Skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve me rezultatin e pandryshuar nga minuta e 42-të e ndeshjes.

Fraksioni i dytë i lojës ishte thuajse një fotokopje e asaj të parës. Pavarësisht ndryshimeve të bëra në përbërje, “kuqebardhët” nuk arritën për asnjë moment të ndryshonin rezultatin edhe pse provuan Kushtrim Shabani e Drin Ymeri, mirëpo pa sukses.

Agoninë e ekipit udhëtues e ndëshkoi Erion Sadriu në minutën e 77-të, njëherit edhe për t’i vënë fundin kësaj sfide [3-1].

Skuadra shkon në pushimin dimëror me 21 pikë të grumbulluara, duke u renditur në pozitën e gjashtë në klasifikim.

 

FC Ferizaj 3:1 SC Gjilani
Golashënues: Edi Basa pen. 37′ [1-1]
Të ndëshkuar: Besir Ramadani, Blerind Morina
Gjyqtarë: Egzon Dakaj, Arbnor Bullatovci, Drilon Rexhepi, Isak Ceroviku, Erdall Zasella (VAR), Kabashi Bajram (aVAR)
Stadiumi ndihmës në Gjilan

Përbërja: Bllaca, Thaqi, Ramadani, Shabani, Ibrahimi, Bilali, Morina, Basa, Kqiku [C] (58′ Krasniqi), Prapashtica (58′ Arago), Ymeri. Kryetrajner: Ardian Nuhiu.