Test ndeshjeje miqësore: Gjilani 2-3 Arkadag - SC GJILANI

Test ndeshjeje miqësore: Gjilani 2-3 Arkadag

Në miqësoren e fundit të zhvilluar në Bansko, Gjilani është mposhtur ngushtë nga skuadra turkmene e Arkadag me rezultat 3-2.

Kjo ishte ndeshja e katërt dhe e fundit gjatë përgatitjeve verore në Bullgari, ndërsa skuadra pritet të rikthehet në Kosovë më 31 korrik, pas një seance rigjeneruese.

Pavarësisht rezultatit, skuadra e drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, sidomos në pjesën e parë, ku dominoi dhe arriti të shënojë dy herë. Sabit Bilali dhe Edi Basa realizuan pas aksioneve model të ndërtuar nga mesfusha.

Në pjesën e dytë, Arkadag u rikthye fuqishëm dhe përfitoi nga disa ndërrime dhe lodhja në radhët e Gjilanit, duke realizuar për ta fituar ndeshjen krejtësisht në minutat e fundit të ndeshjes.

Megjithatë, kjo ndeshje shërbeu si një test i rëndësishëm për trajnerin dhe stafin teknik, duke i dhënë atyre mundësinë të shohin në veprim të gjithë lojtarët dhe të përgatisin skuadrën për fillimin e sezonit të ri.

Gjilani e përmbyll kështu fazën përgatitore në Bullgari me katër ndeshje të zhvilluara dhe me një bazë solide për punën që do të vijojë në Kosovë.