Sport Club Gjilani njofton se ka përfunduar me marrëveshje të dyanshme kontratën me futbollistin Arago Jamal.
Pas një edicioni të kaluar së bashku, palët kanë vendosur që të ndajnë rrugët në mënyrë miqësore dhe profesionale. Arago Jamal ka dhënë një kontribut të vlefshëm gjatë kohës së tij në klub, dhe për këtë i shprehim mirënjohje të sinqertë.
Të gjithë te Gjilani i dëshirojnë Aragos suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive dhe falënderon për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë periudhës së bashkëpunimit.
Zyra për shtyp,
01 Gusht, 2025