Superliga e Juniorëve është gati të nisë sezonin e ri, pasi sot është hedhur shorti që përcaktoi përballjet e javës së parë dhe renditjen e plotë të ndeshjeve për gjithë kampionatin. Një sezon që pritet të sjellë shumë emocione, rivalitet dhe talente të rinj në skenën e futbollit vendor.
Shorti vendosi që sfida hapëse e sezonit të zhvillohet në qytetin e Skenderajt, ku skuadra vendase do të presë një nga ekipet pretendente Të këtij edicioni.
Një nga pikat më interesante të shortit është caktimi i derbit të madh të Superligës së Juniorëve në xhiron e parafundit të kampionatit. Derbi gjithmonë ka qenë një spektakël më vete, por kur zhvillohet në fazën vendimtare të garës, atëherë kur edhe rëndësia shtohet edhe më shumë.
19 vjeçarët tashmë kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri, dhe me kalendarin tashmë të qartë, trajnerët do të mund të planifikojnë më mirë strategjinë e tyre. Federata ka theksuar edhe një herë rëndësinë e kësaj lige për zhvillimin e talenteve të reja dhe për ndërtimin e brezit të ardhshëm të futbollistëve.
Superliga e Juniorëve është kthyer në një platformë kyçe për zbulimin e yjeve të së ardhmes, dhe me këtë edicion të ri, pritshmëritë janë të mëdha. Me një kalendar të balancuar dhe përballje interesante që nga java e parë, ky sezon premton futboll cilësor dhe emocione deri në fund.