Sport Club Gjilani ka bërë një nderim të veçantë për njërin nga figurat më të përkushtuara dhe me kontribut të pazëvendësueshëm në historinë e klubit, Abdulla Syla, i cili për tri dekada me radhë ka qenë pjesë aktive e familjes kuq e bardh.
Ceremonia e nderimit u zhvillua para ndeshjes së parë kampionale të edicionit të ri ndaj FC Ballkani, ku drejtori gjeneral i klubit, Syart Rrahmani, i dorëzoi z. Syla një mirënjohje solemne, si shenjë respekti dhe falënderimi për përkushtimin, angazhimin dhe kontributin e tij të çmuar në rritjen dhe zhvillimin e SC Gjilanit.
Sport Club Gjilani vlerëson se figura të tilla si Abdulla Sylës përbëjnë gurthemelin e suksesit dhe traditës së klubit, duke qenë shembull i përkushtimit dhe dashurisë për sportin dhe komunitetin.
Klubi i uron shëndet, jetë të gjatë dhe suksese të mëtejshme, duke mbetur gjithmonë pjesë e pandashme e historisë dhe e familjes së SC Gjilani.


