Ekspedita e grupmoshës së 13 vjeçarëve rrugëton drejt Norvegjisë - SC GJILANI

Ekspedita e grupmoshës së 13 vjeçarëve rrugëton drejt Norvegjisë

Grupi i futbollistëve të 13 vjeçarëve është nisur drejt Norvegjisë për të marrë pjesë në turneun e madh ndërkombëtar “Sebra Cup”.

Në mesin e 450 ekipeve pjesëmarrëse nga e gjithë bota, prezent dhe për të nderuar emblemën e klubit dhe stemën e Kosovës do të jenë fatosët tanë.

Turneu do të mbahet nga data 29 deri më datë 31 gusht, ndërkohë ekspedita e futbollistëve dhe stafit do të rikthehen më 1 shtator.
Ekuipazhi është në përcjellje të trajnerëve Sadullah Ajeti dhe Leutrim Arifi.

Shkolla e Futbollit SC Gjilani
27 Gusht, 2025