Arjol Bllaca është inkuadruar në lojë në minutën e 68-të të ndeshjes në barazimin të cilën ekipi i 21 vjeçarëve të Kosovës e regjistroi ndaj Finlandës në “Fadil Vokrri” (4-4).
Mesfushori i kuqebardhëve ishte pjesëmarrës për më shumë se 20 minuta në ndeshjen e cila prodhoi gola dhe raste të shumta.
Bllaca pati një mundësi shumë të mirë shënimi në fundin e ndeshjes, por goditja e tij afër zonës, u ndal nga mbrojtja skandinave.
Me këtë ndeshje, Kosova U21 e përmbylli një cikël pozitiv, duke vendosur një rekord të ri sa i përket numrit të pikëve të grumbulluara në një fushatë kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Në dhjetë ndeshje të zhvilluara, Kosova U21 regjistroi katër fitore, tri barazime dhe tri humbje.
Spanja e përfundoi ciklin në krye të grupit me 27 pikë dhe siguroi kualifikimin për Kampionatin Evropian, ndërsa Finlanda u rendit e dyta me 23 pikë. Rumania përfundoi në vendin e tretë, ndërsa pas Kosovës u renditën Qiproja dhe San Marino.
