Skuadra ka shfrytëzuar pauzën e kampionatit për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare për të luajtur një tjetër ndeshje kontrolluese pas asaj ndaj Malishevës. Këtë vikend mysafir kishim ekipin e Bashkimit nga Kumanova.
- Elton Isufi vazhdon realizimin e golave
- Milazim Bajraktari realizon golin e parë
- Minuta për gjithë futbollistët nga akademia
- Vikendin e radhës rikthehemi në garat e Albi Mall Superligës
Pavarësisht mungesave të shumta në përbërje, stafi teknik pati mundësinë për tu dhënë minuta gjithë futbollistëve të cilët ishin në dispozicion.
Futbollistët Arbër Potoku, Robert Rrahmani, Blerind Morina dhe Bleart Tolaj munguan për shkak të lëndimeve, ndërkohë Arjol Bllaca për shkak të impenjimeve me ekipin kombëtar të Kosovës U21.
Për herë të parë Elton Isufi dhe Dior Gërbovci e nisën ndeshjen nga minuta e parë, ndërkohë që Milazim Bajraktari e gjeti edhe golin e parë me fanellën kuq e bardh. Minuta pati edhe për futbollistët e tjerë të rinj nga akademia.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 40-të nga i zakonshmi Oltion Bilalli, derisa katër minuta më pas Elton Isufi realizoi një tjetër gol të bukur..
Në fraksionin e dytë të lojës golin e gjeti edhe Milazim Bajraktari, derisa Mevlan Zeka dështoi të realizonte nga pika e bardhë.
Të shtunën më 10 tetor, skuadra do të udhëtoj drejt “Zahir Pajazitit” të Podujevës për tu përballur me Vushtrrinë.
Gjilani – Bashkimi Kumanovë 3-0 (2-0)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar: Kadri Shahini, Fidan Kqiku Elion Gagica
Përbërja: Marijan Coric (46′ Rrezon Matoshi), Armend Thaqi (75′ Olti Haziri), Ardian Limani, Granit Jashari (45′ Davud Sylaj), Besart Krivanjeva (45′ Eugen Ramadani), Yll Ibrahimi, Lorik Boshnjaku (45′ Milazim Bajraktari), Hamdi Namani (45′ Mevlan Zeka), Dior Gërbovci, Oltion Bilalli, Elton Isufi. Debatik Curri – Kryetrajner.
