Zyrja per Shtyp, Author at SC GJILANI - Page 11 of 49

Prishtina e Re, testi i radhës për ekipin në fazën përgatitore në Bansko

Skuadra jonë po vazhdon përgatitjet intensive në Bansko të Bullgarisë, ku prej disa ditësh ndodhet në një fazë të rëndësishme përgatitore në prag të sezonit të ri. Pas ndeshjes së parë miqësore në tokën bullgare, sfida e radhës do të jetë kundër ekipit të Prishtinës së Re. Takimi do të zhvillohet më 24 korrik, në… Continue reading Prishtina e Re, testi i radhës për ekipin në fazën përgatitore në Bansko

Ekipi zbret në fushë për seancën rigjeneruese dhe vijon fazën sipas programit

Pas përballjes miqësore ndaj skuadrës rumune FC Politehnica Iași, ekipi i Gjilanit ka vijuar menjëherë me seancat rigjeneruese, duke respektuar në përpikëri programin e paraparë nga stafi teknik. Futbollistët kuqebardhë kanë zhvilluar një seancë rigjeneruese në fushën e lojës, ku fokus kryesor ishte rikthimi gradual i tonusit muskulor dhe evitimi i lodhjes pas ndeshjes. Ushtrimet… Continue reading Ekipi zbret në fushë për seancën rigjeneruese dhe vijon fazën sipas programit

Miqësore | FC Politehnica lasi 1-1 SC Gjilani

Kuqebardhët kanë përmbyllur me barazim 1-1 ndeshjen e parë miqësore të fazës përgatitore verore që po zhvillohet në qytetin Bansko të Bullgarisë. Përballja ndaj skuadrës rumune FC Politehnica Iași ishte një test i mirë për ekipin, që tregoi angazhim dhe momente cilësie, veçanërisht gjatë pjesës së parë. Goli i vetëm për skuadrën tonë u realizua… Continue reading Miqësore | FC Politehnica lasi 1-1 SC Gjilani

FC Politehnica lasi nga Rumania kundërshtari i parë i kuqebardhëve në tokën bullgare

Skuadra kuqebardhë ka nisur fazën përgatitore verore në tokën bullgare, ku po zhvillon stërvitje intensive në prag të sezonit të ri futbollistik. Si pjesë e përgatitjeve, janë planifikuar katër ndeshje miqësore, të cilat do të shërbejnë si një test i rëndësishëm për trajnerin dhe stafin teknik në vlerësimin e gjendjes fizike dhe formës së skuadrës.… Continue reading FC Politehnica lasi nga Rumania kundërshtari i parë i kuqebardhëve në tokën bullgare

Komunikatë zyrtare | Orhan Abdi merr detyrën e përgatitësit atletik të skuadrës

Sport Club Gjilani njofton me kënaqësi se ka arritur marrëveshje me Orhan Abdi, i cili nga sot do të jetë pjesë e stafit teknik si përgatitës atletik i ekipit të parë. Me një përvojë të gjatë dhe të suksesshme në fushën e përgatitjes fizike, Orhan Abdi pritet të sjellë profesionalizëm dhe përkushtim të lartë në… Continue reading Komunikatë zyrtare | Orhan Abdi merr detyrën e përgatitësit atletik të skuadrës

Ekipi zbret në tokën bullgare dhe zhvillon seancën e parë stërvitore!

Skuadra e Gjilanit ka arritur në Bansko të Bullgarisë, ku do të vijojë fazën përgatitore për sezonin e ri. Ekipi ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore në një atmosferë tejet pozitive, pavarësisht reshjeve të shumta të shiut. Gjatë qëndrimit në këtë qendër stërvitore, klubi do të zhvillojë katër ndeshje miqësore, të cilat do t’i… Continue reading Ekipi zbret në tokën bullgare dhe zhvillon seancën e parë stërvitore!

Lista e skuadrës që udhëton në Bansko të Bullgarisë

Pas përfundimit të fazës së parë të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik, ekipi do të rrugëtojë drejt Banskos së Bullgarisë, me ç’rast do të qëndrojë për 14 ditë më radhë. Grupi është plotësuar me ardhjet e fundit, ndërkohë që do të udhëtojë i kompletuar pa ndonjë shqetësim, apo dëmtim. Me ekipin do të udhëtojnë… Continue reading Lista e skuadrës që udhëton në Bansko të Bullgarisë

Komunikatë zyrtare | Andi Kulli lirohet nga detyra dhe përgjegjësitë e përgatitësit atletik

Sport Club Gjilani njofton se përgatitësi atletik Andi Kulli është larguar nga detyra e tij me kërkesë personale. Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhur që ai ka dhënë gjatë gjithë kohës që ka qenë pjesë e klubit. Kontributi i tij ka qenë i çmuar në përgatitjen fizike të ekipit… Continue reading Komunikatë zyrtare | Andi Kulli lirohet nga detyra dhe përgjegjësitë e përgatitësit atletik