Zyrja per Shtyp, Author at SC GJILANI - Page 28 of 39

Nuhiu | Besoj shumë te potenciali i ekipit tim, derbi një ndeshje për të treguar karakter

Ardian Nuhiu në konferencën për media para gazetarëve në prag të sfidës kampionale ndaj Dritës është shprehur optimist, pasi që grupi ka performuar lartë në seancat stërvitore dhe pret që një paraqitje të tillë ta shfaqin edhe në ndeshje. Shefi i shtabit teknik theksoi rëndësinë e kësaj ndeshje, derisa potencoi se ka besim te grupi… Continue reading Nuhiu | Besoj shumë te potenciali i ekipit tim, derbi një ndeshje për të treguar karakter

Ramadani | Atmosfera pozitive brenda grupit, të përgatitur maksimalisht për derbi

Besir Ramadani është paraqitur në konferencën për media në prag të sfidës kampionale ndaj FC Dritës, derisa ka folur për atmosferën dhe gjendjen e grupit. Ramadani theksoi në prezencën e gazetarëve se tashmë e di mjaft mirë rëndësinë e këtij derbi, ndërkohë që ka potencuar se pikët kanë vlerë edhe më të madhe për tifozët.… Continue reading Ramadani | Atmosfera pozitive brenda grupit, të përgatitur maksimalisht për derbi

Një ditë para derbit, ekipi gati për shfaqje

Përgatitjet për duelin e radhës kampional, i vlefshëm për xhiron e tetë në Albi Mall Superligë, përballë rivalit Drita, tashmë kanë përfunduar me shumë sukses. Pavarësisht motit me temperaturat që kanë variuar me ulje dhe ngritje, atmosfera dhe disponimi i futbollistëve ishte tejet pozitiv gjatë gjithë javës dhe me shumë optimizëm përballë sfidës së radhës.… Continue reading Një ditë para derbit, ekipi gati për shfaqje

Konferencë për media | Ardian Nuhiu dhe Besir Ramadani para mediave në prag sfida ndaj Dritës

Kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Besir Ramadani do jenë para mediave në konferencën për shtyp të organizuar në prag të sfidës kampionale ndaj FC Dritës. Konferenca do të mbahet pas seancës së fundit stërvitore, të cilën futbollistët pritet ta zhvillojnë këtë të premte në përgatitjet e fundit para duelit të së shtunës. Për t’u përgjigjur… Continue reading Konferencë për media | Ardian Nuhiu dhe Besir Ramadani para mediave në prag sfida ndaj Dritës

Raporti | Gjilani 2:1 Prishtina

Vjen fitorja e dytë sezonale dhe sërish në shtëpi, derisa për kundërshtar ishte ekipi i Prishtinës. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ndihmës në Gjilan përfundoi me rezultat 2:1 në favor të kuqebardhëve. Skuadra e nisi ndeshjen në mënyrë fantastike duke krijuar dy mundësi të pastërta shënimi përmes Sabit Bilalit, mirëpo në dy rastet gjuajtja e… Continue reading Raporti | Gjilani 2:1 Prishtina

Nuhiu | Kërkojmë mbështetje nga “Skifterat”, grupi është i gatshëm për ndeshja të mëdha

Ardian Nuhiu është shprehur optimist që ekipi do të rikthehet te rezultatet pozitive, teksa para mediave në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Prishtinës theksoi se rendimentet e punës do të vijnë. Nuhiu ka folur për duelin e së dielës, teksa e vlerëson lartë kundërshtarin, por thotë se ekipi tij duhet të zgjohet për të… Continue reading Nuhiu | Kërkojmë mbështetje nga “Skifterat”, grupi është i gatshëm për ndeshja të mëdha

Thaqi | Koha ta thërrasim vetën dhe njëri tjetrin për t’u rikthyer te rezultatet

Armend Thaqi është paraqitur në konferencën për media para sfidës kampionale ndaj FC Prishtinës, e vlefshme për xhiron e shtatë në kampionatin Albi Mall Superliga. Rezultatet nuk janë ato të cilat ishin pritur dhe për këtë janë të vetëdishëm edhe futbollistët, teksa Thaqi jep sinjale për bashkëlojtarët për të reaguar. “Jemi gjithë të vetëdishëm që… Continue reading Thaqi | Koha ta thërrasim vetën dhe njëri tjetrin për t’u rikthyer te rezultatet

Sesioni i fundit para ndeshjes ndaj Prishtinës mbyllet me sukses

Është realizuar edhe seanca e fundit stërvitore para duelit kampional ndaj FC Prishtinës, i vlefshëm për xhiron e shtatë në Albi Mall Superligë. Atmosferë dhe ritëm brenda skuadrës gjatë gjithë javës që kanë punuar intensivisht në fushën ndihmëse. Gjithë grupi pritet të jetë në dispozicion të kryetrajnerit Ardian Nuhiu dhe të gjithë janë të gatshëm… Continue reading Sesioni i fundit para ndeshjes ndaj Prishtinës mbyllet me sukses

Konferencë për media | Ardian Nuhiu dhe Armend Thaqi flasin para duelit ndaj Prishtinës

Kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Armend Thaqi do të paraqiten në konferencën për shtyp të organizuar në prag të sfidës kampionale ndaj FC Prishtina. Pas seancës së fundit stërvitore e cila do të realizohet të shtunën, para gazetarëve do të jenë Ardian Nuhiu, shef i shtabit teknik dhe Armend Thaqi futbollist. Nga ora 12.30 do… Continue reading Konferencë për media | Ardian Nuhiu dhe Armend Thaqi flasin para duelit ndaj Prishtinës

Raporti | Malisheva 2:1 Gjilani

Disfatë me shije të hidhur në udhëtimin e Malishevës përballë skuadrës homonime që përfiton nga gabimet e kuqebardhëve që duhet ta pranojnë disfatën e tretë brenda gjashtë javëve të para në këtë kampionat. Ndeshja nuk nisi aspak mirë, me ç’rast në minutën e 15-të akordohet penalti për ekipin vendas dhe që në gol e konkretizon… Continue reading Raporti | Malisheva 2:1 Gjilani