Sport Club Gjilani ka pritur për vizitë avokatin e njohur boshnjak Dino Osmanovic, i cili njëherit është edhe zyrtari ligjor i klubit për rastet ndërkombëtare.
Osmanovic ka vizituar ambientet dhe zyrtarët e klubit pas një bashkëpunimi dy vjeçar në distancë ndërmjet palëve dhe për këtë ka mbetur jashtëzakonisht i kënaqur.
Në emër të klubit, drejtori gjeneral Syart Rrahmani e ka falenderuar Osmanovic për angazhimin dhe kontributin e dhënë në fushën e gjyqësisë në rastet të cilat ka përfaqësuar klubin.
Boshnjaku me nënshtetësi angleze tani e një kohë është përfaqëues ligjor i klubit në UEFA dhe FIFA.
Palët do të vijojnë bashkëpunimin edhe më tej, teksa pritet edhe krijimi i zyrës ligjore të klubit me avokat të licencuar në fushën sportive.