Sport Club Gjilani ka nderuar me mirënjohje stafin mjekësor për kontributin e dhënë në fushën e shëndetësisë dhe profesionalizmit të treguar në lëndimin e futbollistit Oltion Bilalli.
Drejtori Gjeneral i klubit, Syart Rrahmani ka ndarë mirënjohje të veçanta për Dr. Arben Bislimin, Dr. Argjil Shkodrën, si dhe dy fizioterapeutët e klubit, Fisnik Zubaku dhe Genc Rexhepi.
Po ashtu, klubi ka dekoruar edhe shefin e infermierëve në Spitalin Regjional të Gjilanit, Kushtrim Sylën, i cili kishte asistuar në lëndimin e futbollistit Oltion Bilalli në ndeshjen kampionale ndaj Malishevës.
Klubi ka falenderuar jashtëzakonisht shumë edhe stafin mjekësor të FC Malishevës për asistencën e ofruar.