Ekipi ka marrë një fitore me shumë vlera në udhëtim te Suhareka (2:1), duke dëshmuar formën e mirë që po kalon në stinorin pranveror në kampionat. Fitorja e tretë në katër ndeshjet e para të stinorit pranveror është sinjal që ekipi po kalon në një formë të mirë, derisa ka realizuar pesë gola, për të… Continue reading Raporti | Suhareka 1:2 Gjilani
Category: Lajme
Nuhiu | Ndeshje për t’i treguar vlerat tona
Ardian Nuhiu është paraqitur në presin për shtyp para mediave në prag të duelit kampional ndaj Suharekës, derisa ka vlerësuar oponentin, megjithëse qëllimi i udhëtimit është marrja e maksimumit. Tekniku i gjilanasve potencoi se ekipi ka punuar me shumë përkushtim gjatë javës, derisa ka bërë me dije që skuadra që ai drejton gjithmonë luan për… Continue reading Nuhiu | Ndeshje për t’i treguar vlerat tona
Jarovic | Ndeshje për të treguar vazhdimësinë
Senad Jarovic në konferencën për media para gazetarëve në prag të sfidës kampionale ndaj Suharekës është shprehur optimist që ai me bashkëlojtarët do ta vazhdojnë ecurinë e rezultateve pozitive. Golashënuesi më i mirë i ekipit ka potencuar faktin se është me rëndësi të vazhdohet me rezultate pozitive pas startit të mirë në pranverë. “Kemi bërë… Continue reading Jarovic | Ndeshje për të treguar vazhdimësinë
Mbyllen përgatitjen për duelin ndaj Suharekës, ekipi gati për sfidën e radhës
Ekipi ka mbyllur edhe seancën e fundit stërvitore në prag të duelit kampional ndaj Suharekës, takim i vlefshëm për xhiron e 22-të në Albi Mall Superligë. Gjithë grupi ka qenë në dispozicion të stafit teknik përveç Robert Rrahmanit, i cili po vazhdon me procesin e rikuperimit dhe sulmuesit Almir Aganspahic, i cili ka ndjerë një… Continue reading Mbyllen përgatitjen për duelin ndaj Suharekës, ekipi gati për sfidën e radhës
Konferencë për media | Ardian Nuhiu & Senad Jarovic flasin para sfidës ndaj Suharekës
Kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Senad Jarovic do të paraqiten në konferencën për shtyp para gazetarëve, e cila është e thirrur para sfidës kampionale ndaj Suharekës. Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Senad Jarovic, të cilët do jenë në dispozicion të mediave për pyetjet eventuale. Nga ora 15:00 do… Continue reading Konferencë për media | Ardian Nuhiu & Senad Jarovic flasin para sfidës ndaj Suharekës
Përballja e tretë me Suharekën në horizont!
Në vikend skuadra do të zhvilloj duelin e xhiros së 22-të në Albi Mall Superligë, me ç’rast udhëton në Suharekë për t’u përballur me ekipin homonim. Ekipi ka nisur punën për këtë përballje me gjithë artilerinë në dispozicion dhe me shumë optimizëm pas rezultateve pozitive në këtë start pranvere. Ky takim do të jetë i… Continue reading Përballja e tretë me Suharekën në horizont!
Ekipi i rikthehet punës, pret sfidën ndaj Suharekës
Pas duelit të fundjavës ekipi është rikthyer në habitatin e vet, derisa me mendje është nga dueli i fundjavës ndaj Suharekës. Gjithë grupi ishte në dispozicionin e kryetrajnerit Ardian Nuhiu, përveç Robert Rrahmanit, i cili po vijon me procesin e rikuperimit. Lajm tejet pozitiv është aktivizimi me grupin i futbollistit Endri Reçi, i ardhur në… Continue reading Ekipi i rikthehet punës, pret sfidën ndaj Suharekës
Raporti | Dukagjini 0:0 Gjilani
Skuadra është ndalur në barazim nga një terren i vështirë në Klinë përballë Dukagjinit, derisa rrjetat mbetën të heshtura për dy oponentët (0-0). Ekipi nisi ndeshjen me iniciativë dhe filloi gradualisht të kërkonte rrugën për të rrezikuar portën vendase. Edi Basa në minutën e 15-të të ndeshjes u gjet në mundësi ideale për të shënuar,… Continue reading Raporti | Dukagjini 0:0 Gjilani
Nuhiu | Me mentalitetin e duhur, përqendrim dhe besim maksimal
Ardian Nuhiu ka bërë thirrje nga konferenca për shtyp drejtuar futbollistëve të tij që të kenë fokusin maksimal ndaj Dukagjinit në sfidën e fundjavës. Tekniku Nuhiu ka theksuar rëndësinë e veçantë që ka kjo përballje dhe ndaj një kundërshtari tejet të vështirë siç është ai ndaj Dukagjinit. “Jemi të vetëdishëm për rëndësinë e duelit të… Continue reading Nuhiu | Me mentalitetin e duhur, përqendrim dhe besim maksimal
Arago | Do ta japim gjithçka nga vetja për të vijuar me rezultate pozitive
Jamal Arago është paraqitur në konferencën për media në prag të sfidës kampionale ndaj Dukagjinit, takim ky që zhvillohet të dielen në Klinë. Mbrojtësi i qendrës ka bërë thirrje te bashkëlojtarët e tij që të jenë të vëmendshëm, pasi që dijne se kundërshtari ka cilësi dhe u ka marrë maksimumin e pikëve nga dy ndeshjet… Continue reading Arago | Do ta japim gjithçka nga vetja për të vijuar me rezultate pozitive