Lajme Archives - Page 31 of 49 - SC GJILANI

Komunikatë zyrtare | Almir Aganspahic është futbollisti më i ri i Gjilanit

Sport Club Gjilani komunikon me shumë kënaqësi angazhimin e futbollistit Almir Aganspahic. Klubi dhe sulmuesi nga Sarajeva kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi deri në verën e vitit 2026. Aganspahic vjen pas një aventure të kaluar në klubin Liepaja nga Latvia, derisa më parë ka qenë pjesë e klubeve të njohura si Sarajevo, Osijek, Celik Zenica dhe… Continue reading Komunikatë zyrtare | Almir Aganspahic është futbollisti më i ri i Gjilanit

Seanca rigjeneruese brenda ambienteve të hotelit pas ndeshjes v. Elimai

Ekipi ka vijuar me seancën rigjeneruese pas duelit kontrollues përballë skuadrës kazake Elimai. Grupi ka punuar në pishinën e mbyllur të hotelit për t’u rigjeneruar pas takimit të dytë kontrollues në tokën turke. Atmosfera brenda kampit është e jashtëzakonshme me futbollistët të cilët krahas që po mbushin bateritë për pjesën pranverore të kampionatit, gjithashtu po… Continue reading Seanca rigjeneruese brenda ambienteve të hotelit pas ndeshjes v. Elimai

Raport | Elimai 1-1 Gjilani

Është mbyllur me rezultatin e barabartë dueli miqësor përballë skuadrës Elimai nga Kazakistani (1-1). Fraksioni i parë i ndeshjes u mbyll me epërsinë minimale të “kuqebardhëve” pas golit të realizuar në fundin e pjesës së parë nga sulmuesi Senad Jarovic. Ndeshja nisi me ritëm dhe raste për shënim nga të besuarit e Ardian Nuhiut, teksa… Continue reading Raport | Elimai 1-1 Gjilani

Ndryshon termini i ndeshjes v. Elimai, takimi zhvillohet më 23 janar

Ndeshja miqësore përballë ekipit kazak Elimai është shtyre për një ditë më vonë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në Antalia të Turqisë. Përballja me ekipin Elimai nga Kazakistani e cila ishte paraparë të zhvillohej më 22 Janar në kompleksin Calista në Antalia të Turqisë është shtyrë për një ditë më vonë për… Continue reading Ndryshon termini i ndeshjes v. Elimai, takimi zhvillohet më 23 janar

Raport mjekësor | Roganovic, Bilali dhe Krasniqi gati për t’u rikthyer

Grupi po vazhdon të punoj në fazën përgatitore në Antalia Camp në Turqi dhe pritet të kompletohet pas rikthimit në seanca stërvitore të Marko Roganovic, Sabit Bilali dhe Lazim Krasniqi. Roganovic kishte pësuar një lëndim traumatik në gju ditë më parë, derisa ka vijuar të punoj me stafin mjekësor të klubit në kërkim të rikthimit… Continue reading Raport mjekësor | Roganovic, Bilali dhe Krasniqi gati për t’u rikthyer

Raport | Gjilani 2-1 Kaysar

Miqësoret parasezonale në tokën turke nisin në mënyrën më të mirë të mundshme. “Kuqebardhët” triumfojnë përballë kazakëve të FC Kaysar (2-1), me nga një gol të shënuar në secilën pjesë. Kryetrajneri Ardian Nuhiu kishte përgatitur një formacion të miksuar të futbollistëve në dy pjesët e lojës, teksa përpos golave të realizuar ekipi krijoi raste të… Continue reading Raport | Gjilani 2-1 Kaysar

Taipi | Kthehem në shtëpi, i gatshëm për objektiva të mëdha

Shqiprim Taipi është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore në Atalia të Turqisë pas kompletimit të dokumentacionit për transferimin e tij. Mesfushori 27 vjeçar është vënë në urdhërat e stafit teknik, derisa ka realizuar me shumë sukses gjitha seancat stërvitore. Për Taipin kjo është aventura e dytë te Gjilani pas asaj të edicionit të kaluar,… Continue reading Taipi | Kthehem në shtëpi, i gatshëm për objektiva të mëdha

Komunikatë: Sport Club Gjilani ribashkohet me Shqiprim Taipin

Gjilani komunikon rikthimin e Shqiprim Taipit pas një përvoje në kampionatin elitar të Kazakistanit. Klubi dhe futbollisti Taipi kanë gjetur rrugën e bashkëpunimit sërish, duke zgjatur dorën e rikthimit për një marrëveshje deri në verën e vitit 2026. Taipi ishte pjesë e ‘kuqebardhëve’ në edicionin 2023/24, derisa pati paraqitje pozitive dhe ndihmoi ekipin në arritjen… Continue reading Komunikatë: Sport Club Gjilani ribashkohet me Shqiprim Taipin

Ekipi fillon stërvitjet me ritëm të lartë, përballje në horizont me Kaysar

Ekipi është ambientur mjaft mirë në tokën turke, derisa ka filluar punën me ritëm të lartë, teksa po vazhdojnë seancat stërvitore nga dy herë në ditë. Me shumë energji pozitive grupi po përgjigjet në punë, derisa gjendja e futbollistëve është mjaft e mirë para ndeshjes së parë miqësore është mjaft e mirë. Kundërshtari i parë… Continue reading Ekipi fillon stërvitjet me ritëm të lartë, përballje në horizont me Kaysar

Konfirmohen miqësoret në Antalia Camp, sfidojmë kundërshtar mjaft të fortë

Ekipi ka mbërritur në Antalia të Turqisë duke vazhduar me fazën përgatitore para stinorit pranveror, derisa në procesin e punës janë për t’u zhvilluar edhe katër duele kontrolluese. FC Kaysar nga kampionati elitar në Kazakistan do të jetë kundërshtar i parë i “kuqebardhëve”. Ky duel do të zhvillohet më 18 janar në orët e pasdites.… Continue reading Konfirmohen miqësoret në Antalia Camp, sfidojmë kundërshtar mjaft të fortë