Lajme Archives - Page 4 of 62 - SC GJILANI

Faleminderit, Astrit Thaqi!

Sport Club Gjilani e falënderon Astrit Thaqin për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij. Sport Club Gjilani njofton se Astrit Thaqi nuk do të jetë pjesë e skuadrës në të ardhmen, pasi me përfundimin e sezonit 2025/26 ka skaduar kontrata… Continue reading Faleminderit, Astrit Thaqi!

Faleminderit, Agron Kolaj!

Sport Club Gjilani e falënderon Agron Kolajn për kontributin e dhënë me fanellën kuqebardh gjatë periudhës sa ishte pjesë e skuadrës sonë. Huazimi i ‘gardianit’ nga FC Prishtina ka përfunduar, duke mbyllur kështu edhe qëndrimin e tij te Gjilani Kolaj u bashkua me ekipin në janarin e këtij viti dhe u paraqit në 13 ndeshje… Continue reading Faleminderit, Agron Kolaj!

KOMUNIKATË | Armend Thaqi rinovon marrëveshjen deri më 2028

Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Armend Thaqi për vazhdimin e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2028. Pas bisedimeve të zhvilluara në frymë të mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellë, palët kanë vendosur të zgjasin kontratën, duke konfirmuar vazhdimësinë e rrugëtimit të përbashkët dhe objektivave sportive të klubit në vitet e… Continue reading KOMUNIKATË | Armend Thaqi rinovon marrëveshjen deri më 2028

Ndahet nga jeta Gazmend Alidema – anëtar i bordit në suksesin 99/2002

Sport Club Gjilani ka pranuar me dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të afaristit Gazmend Alidemës. Gazi ishte anëtar i bordit dhe njëherit donator në klub në periudha të ndryshme kohore, duke qenë pjesë e suksesit në triumfin e Kupës dhe Superkupës së Kosovës në edicionin e parë të pasluftës. Në këto çaste të rënda… Continue reading Ndahet nga jeta Gazmend Alidema – anëtar i bordit në suksesin 99/2002

Fatjon Bunjaku 2003 – ♾️

Sport Club Gjilani ka pranuar me shumë dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut, futbollistit i cili me shumë krenari mbrojti ngjyrat tona në edicionin 2023/24. I lindur më 14 tetor të vitit 2003 në Samadrexhë të Vushtrrisë, Fatjoni nisi një ëndërr të cilën me punë, karakter dhe dashurinë për futbollin arriti të… Continue reading Fatjon Bunjaku 2003 – ♾️

Ndahet nga jeta ish-futbollisti ynë, Fatjon Bunjaku

E nderuara familje Bunjaku, Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen tragjike dhe të parakohshme nga jeta të më të dashurit tuaj, Fatjon Bunjakut. Në emrin e gjithë komunitetit kuqebardh, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë e të pazëvendësueshme. Fatjoni ishte shumë më tepër se… Continue reading Ndahet nga jeta ish-futbollisti ynë, Fatjon Bunjaku

Telegram ngushëllimi familjes Aliu & KF Fushë Kosova

E nderuara familje Aliu dhe Klubi Futbollistik Fushë Kosova, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike dhe të parakohshme nga jeta të më të dashurit tuaj, Leonit Aliut. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë nga i gjithë komuniteti kuqebardh. Humbja e tij është e rëndë jo vetëm për familjen… Continue reading Telegram ngushëllimi familjes Aliu & KF Fushë Kosova

Ndeshja e fundit kampionale në shtëpi, synohet fitorja ndaj Prishtinës së Re

Ekipi zhvillon ndeshjen e fundit kampionale në cilësinë e vendasit, ku do të përballet me Prishtinën e Re. Objektivi i skuadrës është i qartë – fitorja dhe mbyllja e sezonit para tifozëve me rezultat pozitiv. Megjithatë, stafi teknik do të përballet me mungesa të shumta për këtë takim. Për shkak të lëndimeve, jashtë skuadrës do… Continue reading Ndeshja e fundit kampionale në shtëpi, synohet fitorja ndaj Prishtinës së Re

App logo