News Archives - Page 5 of 58 - SC GJILANI

Ekipi shton intensitetin e punës në prag të nisjes drejt Antalisë

Ekipi ka shtuar ndjeshëm intensitetin e punës në prag të udhëtimit drejt Antalisë. Gjatë fazës përgatitore të muajit janar në Gjilan, skuadra po zhvillon seanca stërvitore dy herë në ditë, me fokus në përgatitjen fizike dhe taktike. Më 17 janar është planifikuar nisja drejt Antalisë, ku ekipi do të qëndrojë për dy javë. Gjatë këtij… Continue reading Ekipi shton intensitetin e punës në prag të nisjes drejt Antalisë

Komunikatë zyrtare | Udoyen Akpan është afrimi më i ri i SC Gjilanit

SC Gjilani ka kënaqësinë të bëjë të ditur afrimin më të ri në skuadër, futbollistin Udoyen Akpan. Akpan i bashkohet ekipit tonë nga FC Drenica, duke sjellë me vete një përvojë të pasur të fituar në disa kampionate evropiane. Sulmuesi 26 vjeçar është me origjinë nga Liverpool, teksa gjatë rrugëtimit të tij profesional, ai ka… Continue reading Komunikatë zyrtare | Udoyen Akpan është afrimi më i ri i SC Gjilanit

Ahmeti | Gjilani klub me ambicie për të arritur sukses

Liridon Ahmeti është prezantuar zyrtarisht si drejtor sportiv, teksa ka nisur punën menjëherë, pasi që u prezantua me futbollistët dhe stafin. Detyra e drejtori sportiv nuk është risi për Ahmetin, i cili tani e dy vite e ka ushtruar këtë funksion te FC Vushtrria dhe ka ndërmjetësuar transferimin e dhjetra futbollistëve. Ahmeti është shprehur tejet… Continue reading Ahmeti | Gjilani klub me ambicie për të arritur sukses

Komunikatë | Liridon Ahmeti, drejtor i ri sportiv i klubit

SC Gjilani ka kënaqësinë të njoftojë opinionin publik dhe mediat se Liridon Ahmeti është emëruar Drejtor i ri Sportiv i klubit. Ahmeti emërohet në krye të departamentit sportiv në klub pas përvojave në fushën e menaxhimit sportiv, teksa së fundmi ka ushtruar pozitën e drejtori sportiv te Klubi Futbollistik Vushtrria. Ky emërim vjen si pjesë… Continue reading Komunikatë | Liridon Ahmeti, drejtor i ri sportiv i klubit

Konfirmohen katër ndeshjet kontrolluese në tokën turke

Sport Club Gjilani do të zhvillojë katër ndeshje miqësore gjatë fazës përgatitore në Antali, si pjesë e përgatitjeve për vazhdimin e sezonit. Këto takime do t’i shërbejnë stafit teknik për të testuar formën e ekipit dhe për të harmonizuar repartet. Ndeshja e parë do të luhet më 20 janar ndaj FC GKS Tychy nga Polonia,… Continue reading Konfirmohen katër ndeshjet kontrolluese në tokën turke

Ekipi nis fazën përgatitore për stinorin pranveror

Skuadra kuqebardh ka nisur fazën përgatitore dimërore për pjesën pranverore të kampionatit, me ç’rast objektivat mbeten të qarta, me garën e cila do jetë e hapur deri në ndeshjen e fundit. Ditët e para janë të dedikuara për ekzaminimet mjekësore, përpara se ekipi të kalojë në ritmin e plotë të punës me dy seanca stërvitore… Continue reading Ekipi nis fazën përgatitore për stinorin pranveror

Fondacioni SC Gjilani mbështet Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema”, “Handikos” dhe Shoqatën e të Verbërve

Sporti nuk është vetëm garë dhe emocione në fushë – ai është edhe zemër, solidaritet dhe përgjegjësi shoqërore. Me këtë frymë, Fondacioni Sport Club Gjilani ka ndërmarrë një hap domethënës duke mbështetur financiarisht Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema”, Shoqatën “Handikos” dhe Shoqatën e të Verbërve në Gjilan. Kjo iniciativë humane u bë e mundur falë… Continue reading Fondacioni SC Gjilani mbështet Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema”, “Handikos” dhe Shoqatën e të Verbërve

Komunikatë zyrtare | Mbyllet bashkëpunimi me futbollistin Aridon Bllaca

Sport Club Gjilani njofton opinionin publik dhe gjithë tifozët se, me kërkesë të vet futbollistit, është mbyllur bashkëpunimi me Aridon Bllacën. Aridon Bllaca ka qenë pjesë e pandashme e Sport Club Gjilani që nga viti 2016, kur hapi hapat e parë të karrierës së tij futbollistike në Shkollën e Futbollit të klubit. Përmes përkushtimit, disiplinës… Continue reading Komunikatë zyrtare | Mbyllet bashkëpunimi me futbollistin Aridon Bllaca

Senad Jarovic, “Sulmuesi i vitit 2025” nga Telegrafi Sport

Sulmuesi Senad Jarovic ka qenë topgolashënuesi i vitit 2025, duke qenë pika kyçe dhe vendimtar në shumë ndeshje të kuqebardhëve. Me 14 gola dhe 10 asistime nga 37 paraqitje ai ka kontribuar në këtë vit kalendarik duke qenë ndër më të dalluarit. Jarovic ka pranuar çmimin në mbrëmjen e organizuar nga mediumi “Telgrafi”, duke u… Continue reading Senad Jarovic, “Sulmuesi i vitit 2025” nga Telegrafi Sport

Nga vikendi ekipi në pushim dimëror

Pas ndeshjes me Prishtinën e Re në vikend ekipi e mbylli zyrtarisht pjesën vjeshtore të kampionatit dhe shkon në pushim, teksa do të rikthehet në punë më 5 janar, kur nisin përgatitjet dimërore për gjysmësezonin pranveror. Pas një gjysmësezoni tejet intensiv dhe me ulje ngritje futbollistët e Gjilanit kanë nisur pushimin dimëror. Sezoni filloi që… Continue reading Nga vikendi ekipi në pushim dimëror