Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Armend Thaqi për vazhdimin e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2028. Pas bisedimeve të zhvilluara në frymë të mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellë, palët kanë vendosur të zgjasin kontratën, duke konfirmuar vazhdimësinë e rrugëtimit të përbashkët dhe objektivave sportive të klubit në vitet e… Continue reading KOMUNIKATË | Armend Thaqi rinovon marrëveshjen deri më 2028
Category: News
Ndahet nga jeta Gazmend Alidema – anëtar i bordit në suksesin 99/2002
Sport Club Gjilani ka pranuar me dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të afaristit Gazmend Alidemës. Gazi ishte anëtar i bordit dhe njëherit donator në klub në periudha të ndryshme kohore, duke qenë pjesë e suksesit në triumfin e Kupës dhe Superkupës së Kosovës në edicionin e parë të pasluftës. Në këto çaste të rënda… Continue reading Ndahet nga jeta Gazmend Alidema – anëtar i bordit në suksesin 99/2002
Fatjon Bunjaku 2003 – ♾️
Sport Club Gjilani ka pranuar me shumë dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut, futbollistit i cili me shumë krenari mbrojti ngjyrat tona në edicionin 2023/24. I lindur më 14 tetor të vitit 2003 në Samadrexhë të Vushtrrisë, Fatjoni nisi një ëndërr të cilën me punë, karakter dhe dashurinë për futbollin arriti të… Continue reading Fatjon Bunjaku 2003 – ♾️
Ndahet nga jeta ish-futbollisti ynë, Fatjon Bunjaku
E nderuara familje Bunjaku, Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen tragjike dhe të parakohshme nga jeta të më të dashurit tuaj, Fatjon Bunjakut. Në emrin e gjithë komunitetit kuqebardh, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë e të pazëvendësueshme. Fatjoni ishte shumë më tepër se… Continue reading Ndahet nga jeta ish-futbollisti ynë, Fatjon Bunjaku
Telegram ngushëllimi familjes Aliu & KF Fushë Kosova
E nderuara familje Aliu dhe Klubi Futbollistik Fushë Kosova, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike dhe të parakohshme nga jeta të më të dashurit tuaj, Leonit Aliut. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë nga i gjithë komuniteti kuqebardh. Humbja e tij është e rëndë jo vetëm për familjen… Continue reading Telegram ngushëllimi familjes Aliu & KF Fushë Kosova
Gjilani 3-2 Prishtina e Re | AlbiMall Superliga
Ekipi mbyll edicionin në mënyrën më të mirë të mundshme duke triumfuar në shtëpi përballë Prishtinës së Re (3:2), në sfidën e fundit para publikut vendas. Armend Thaqi realizon golin e dhjetë sezonal Blerind Morina me kryvepër Senad Jarovic mbyll sezonin me gol Fund i një kampionati mes shumë peripetive Skuadra ka përfunduar me fitore… Continue reading Gjilani 3-2 Prishtina e Re | AlbiMall Superliga
Ndeshja e fundit kampionale në shtëpi, synohet fitorja ndaj Prishtinës së Re
Ekipi zhvillon ndeshjen e fundit kampionale në cilësinë e vendasit, ku do të përballet me Prishtinën e Re. Objektivi i skuadrës është i qartë – fitorja dhe mbyllja e sezonit para tifozëve me rezultat pozitiv. Megjithatë, stafi teknik do të përballet me mungesa të shumta për këtë takim. Për shkak të lëndimeve, jashtë skuadrës do… Continue reading Ndeshja e fundit kampionale në shtëpi, synohet fitorja ndaj Prishtinës së Re
Drita 0-2 Gjilani | AlbiMall Superliga
Fitore tejet e rëndësishme e skuadrës në derbin lokal ndaj Dritës me rezultat të pastër (0-2), falë një paraqitje fantastike nga e gjithë skuadra. Blerind Morina me një super gol e hapi ndeshjen Robert Rrahmani vulosi sfidën Agron Kolaj ruajti portën e paprekur Ndeshja e fundit kampionale në shtëpi ndaj Prishtinës së Re Ndeshja nisi… Continue reading Drita 0-2 Gjilani | AlbiMall Superliga
Fokusi vetëm te derbi: Gjilani mbyll përgatitjet për ndeshjen e fundjavës
Skuadra ka vazhduar me intensitet maksimal përgatitjet për derbin e fundjavës ndaj rivalit lokal, FC Drita, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit. Gjatë gjithë javës, futbollistët kanë punuar nën urdhrat e shtabit teknik, derisa atmosfera brenda ekipit mbetet pozitive dhe motivuese para këtij takimi shumë të rëndësishëm. Përballë Dritës, skuadra jonë do… Continue reading Fokusi vetëm te derbi: Gjilani mbyll përgatitjet për ndeshjen e fundjavës
Gjilani 1-2 Llapi | AlbiMall Superliga
Tjetër humbje me shije të hidhur, këtë herë disfatë në shtëpi ndaj Llapit që vështirëson edhe më shumë punët në fazën finale të kampionatit. Armend Thaqi realizon një tjetër kryevepër Tjetër gol i dyshimtë i pranuar nga Burim Jamurataj Marijan Coric shpëtimtar i mysafirëve Ndeshja e radhës sërish në shtëpi, por në cilësinë e mysafirit… Continue reading Gjilani 1-2 Llapi | AlbiMall Superliga
