Edi Basa nderohet në paraqitjen numër 100-të me fanellën e Gjilanit - SC GJILANI

Edi Basa nderohet në paraqitjen numër 100-të me fanellën e Gjilanit

Edi Basa bëhet futbollisti i parë i huaj në historinë e klubit që arrinë shifrën e 100 paraqitjeve.

Futbollisti kroat është nderuar para duelit ndaj Prishtinës nga drejtori sportiv, Liridon Ahmeti dhe menaxheri i klubit Drilon Sylejmani për kontributin e dhënë gjatë këtyre tre edicioneve me fanellën “kuqebardh”.

Basa erdhi në edicionin 2023/24 duke regjistruar tashmë 96 ndeshje zyrtare në kampionat, si dhe katër të tjera në garat e Kupës së Kosovës.

16 gola dhe 10 asistime për 32 vjeçarin, i cili në edicionin 2023/24 ishte krucial në arritjen e objektivit të klubit me pesë gola dhe katër shërbime për bashkëlojtarët.

Përpara se të transferohej te Gjilani, ai ishte pjesë e Kukësit në Shqipëri, Borecit në Maqedoninë e Veriut, Ast. Vlachioti në Greqi, FC Kooper në Slloveni, Siroki Brijeg në Bosnje dhe Hercegovinë dhe skuadrat vendore në kampionatin kroat Cibalia, Jadran Porec, NK Istra & Rovinj.