Prishtina 1-1 Gjilani | AlbiMall Superliga - SC GJILANI

Prishtina 1-1 Gjilani | AlbiMall Superliga

Barazim në kryeqytet në një ndeshje që ofroi gola, raste, kartonë dhe gjithçka tjetër. Gara vazhdon të mbetet e hapur.

  • 100 paraqitje zyrtare për Edi Basan.
  • Senad Jarovic gjen golin e 14-të sezonal.
  • VAR ndërhynë në dy situata
  • Gara drejt evropës e hapur

Skuadra ka barazuar në kryeqytet ndaj Prishtinës, në një ndeshje që ofroi gjithçka. Nga fillimi i ndeshjes të besuarit e Debatik Currit ishin kërkuar dhe provuan të gjenin golin.

Blerind Morina dhe Robert Rrahmani provuan me gjujtjet e tyre, por pa sukses. Vendasit rrezikuan dy herë me Arjol Bllacën, por tentimet e mesfushorit kryeqytetas shkuan huq.

Fraksioni i dytë ishte shumë më interesant, teksa erdhën edhe golat. Fillimisht Senad Jarovic realizoi në minutën e 59-të të ndeshjes, mirëpo gjyqtari Genc Nuza anuloi golin me pretekstin e një fauli të Mevlan Adilit në të njejtin aksion.

Pas vetëm një minuti erdhi edhe goli. Jarovic qëlloi nga penaltia (0-1), pasi që paraprakisht mbrojtësi i vendasve Christopher Mamengi luajti me dorë brenda zonës.

Epërsia zgjati vetëm 120 sekonda, pasi që vendasit barazuan menjëherë. Arjol Bllaca përfitoi nga një top i kthyer me kokë brenda zonës nga Leutrim Kryeziu dhe barazoi rezultatin (1-1).

Mundësi tejet të mirë për ta rikthyer rezultatin pati Mevlan Adili në minutën e 65-të, mirëpo goditja e tij shkoi pranë shtyllës pingule të ‘gardianit’ Altin Gjokaj.

Rast ideal për të realizuar iu ofrua edhe Albin Prapshticës, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga Gjoka.

Në minutën e 79-të të ndeshjes Senad Jarovic gjuajti nga afërsia, por pa sukses, pasi që topi shkoi mbi traversë.

Mundësinë më të mirë në ndeshje e pati i inkuadruar në lojë Udoyen Akpan, i cili në minutën e 90-të u gjend i vetëm me ‘gardianin’ Altin Gjokaj, që e fitoi dyluftimin me të.

Rezultati mbeti i barabartë, me dy skuadrat që marrin nga një pikë dhe vazhdojnë luftën drejt Evropës.

Të dhënat

FC Prishtina – SC Gjilani 1-1 (0-0)
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë
Gjyqtar: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Kastriot Peci, Egzon Dakaj, Erdall Zasella (VAR), Alban Ejupi (AVAR)

Golashënues: Arjol Bllaca 62′ | Senad Jarovic (pen.) 60′
Të ndëshkuar: Rin Ahmeti, Drin Zeqiri, Harun Karic, Djordje Saletic, Christopher Mamengi (KK pas dy të verdhëve) | Lorik Boshnjaku, Blerind Morina
Përbërja: 
Kolaj, Ar. Thaqi (C), Adili, Krivanjeva, Ibrahimi, Boshnjaku (Taipi), Bilali (80′ Akpan), Rrahmani (65′ Prapashtica), Morina, Basa (90+2′ Totre), Jarovic.  Trajner: Debatik Curri.